Kurti: Krenarë që mësuam prej Adem Demaçit, udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi e vetëbesim

unnamed-file-1691

kurti:-krenare-qe-mesuam-prej-adem-demacit,-udhezimet-e-tij-na-mbushin-me-pergjegjesi-e-vetebesim

kurti:-krenare-qe-mesuam-prej-adem-demacit,-udhezimet-e-tij-na-mbushin-me-pergjegjesi-e-vetebesim

Kryeministri Albin Kurti tha veprimtari dhe intelektuali Adem Demaçi ishte i jashtëzakonshëm dhe unik.

Në 5-vjetorin e vdekjes së Demaçit, Kurti pasi bëri homaxhe së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, tha se janë krenarë të gjithë ata që e njohën e që punuan me të.

Kurti tha se udhëzimet e Demaçit e mbushin me përgjegjësi e vetëbesim.

“Vendosëm lule të freskëta te varri i veprimtarit Adem Demaçi, jemi këtu në përkujtim të njeriut të jashtëzakonshëm dhe unik të populli shqiptar”, tha Kurti.

“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, dhe jemi krenarë që e patëm dhe e njohëm e që punuam dhe mësuam prej tij. Udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”, tha kryeministri.