Kurti: Granti i përgjithshëm për komunat për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro

unnamed-file-149

kurti:-granti-i-pergjithshem-per-komunat-per-vitin-2024-kap-shumen-prej-284.7-milione-euro

kurti:-granti-i-pergjithshem-per-komunat-per-vitin-2024-kap-shumen-prej-284.7-milione-euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur takim me kryetarët e komunave.

Ai në këtë mbledhje tha se granti i përgjithshëm për komunat për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro.

Kurti u shprej se kjo shumë paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grat.

“Granti i përgjithshëm për komunat për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grat. Kjo vlerë rekorde e grantit të përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të hyrave në buxhetin e shtetit”, u shpreh ai.