Kurti: Faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit kundër integrimit të serbëve

unnamed-file-1737

kurti:-faktori-nderkombetar-te-jete-me-i-zeshem-ndaj-trysnise-se-beogradit-kunder-integrimit-te-serbeve

kurti:-faktori-nderkombetar-te-jete-me-i-zeshem-ndaj-trysnise-se-beogradit-kunder-integrimit-te-serbeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për policët e rinj të komuniteteve joshumicë që nisën punën dje në katër komunat veriore.

Fillimisht, ai i uroi atyre fillim të mbarë, derisa i përgëzoi për kurajon dhe vullnetin e tyre.

“Më lejoni që t’i uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore. I përgëzoj ata për kurajon e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin për ti shërbyer rendit dhe sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj serbë”, deklaroi ai.

Kurti tha se janë të papranueshme fushatat kërcënuese ndaj policëve të rinj dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të reagojë zëshëm për këtë.

“Fushata kanale dhe platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne dhe pse jam shumë i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm dhe se kanë dashuri për vendin dhe e shprehin këtë duke kontribuar atij. Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushatë të organizuar linçimi e kërcënimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit e plotë të tyre në jetën institucionale të Kosovës. Ata që integrohen jetojnë më mirë, u shpreh ai.

Ai tha se institucionet e Kosovës do t’i ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj.