Kurti e Konjufca nderojnë veprimtarin Adem Demaçi në 5-vjetorin e vdekjes

💦

kurti-e-konjufca-nderojne-veprimtarin-adem-demaci-ne-5-vjetorin-e-vdekjes

kurti-e-konjufca-nderojne-veprimtarin-adem-demaci-ne-5-vjetorin-e-vdekjes

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi.

Kurti dhe Konjufca kanë vendosur kurora lulesh, me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së veprimtarit Demaçi.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa vdiq më 26 korrik 2018.

Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.