Kryetari i Goppingenit të Gjermanisë mahnitet me punën e fabrikës “Comodita Home”

unnamed-file-222

kryetari-i-goppingenit-te-gjermanise-mahnitet-me-punen-e-fabrikes-“comodita-home”

kryetari-i-goppingenit-te-gjermanise-mahnitet-me-punen-e-fabrikes-“comodita-home”

Kryetari i qytetit Goppingen të Gjermanisë, Alex Maier, bashkë me një pjesë te stafit të tij ka vizituar fabrikën Comodita në Gjakovë.

Ai është shprehur i mahnitur me punën që bëhet në këtë fabrikë dhe cilësinë që e ofron biznesi, raporton Klan Kosova.

Nëpër hapësirat e fabrikës ka qëndruar edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai ka potencuar se kanë bashkëpunim me qytetin që udhëhiqet nga Maier dhe se është kënaqësi që para këtij të fundit të prezantohet prodhuesi më i madh i dyshekëve, Comodita.