Kryeministri Kurti më 28 dhe 29 gusht udhëton në Slloveni për “Bled Strategic Forum”

unnamed-file-3005

kryeministri-kurti-me-28-dhe-29-gusht-udheton-ne-slloveni-per-“bled-strategic-forum”

kryeministri-kurti-me-28-dhe-29-gusht-udheton-ne-slloveni-per-“bled-strategic-forum”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Sllovenisë më 28 dhe 29 gusht për të marrë pjesë në “Bled Strategic Forum”. Këtë e kanë konfirmuar organizatorët në faqen e tyre zyrtare.

“Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, do t’i bashkohet Forumit Strategjik të Bled më 28 dhe 29 gusht 2023 në Bled të Sllovenisë”, thuhet në njoftim.

Kreu i Qeverisë pritet të udhëtojë të hënën drejt Greqisë me ftesën e kryeministrit grek Mitsotakis e ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit.