KRU ‘Prishtina’ fillon aksionin për shkyçjen e borxhlinjve

unnamed-file-297

kru-‘prishtina’-fillon-aksionin-per-shkycjen-e-borxhlinjve

kru-‘prishtina’-fillon-aksionin-per-shkycjen-e-borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka nisur aksionin për shkyçjen e borxhlinjve.

Sipas kompanisë, nuk ka shërbime të pa paguar faturat.

“Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit! Sot fillon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit”, njofton kompania.

KRU thotë se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

“Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë euro nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”, përfundon KRU-ja.