Krerët opozitarë shprehin ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi

unnamed-file-1591

kreret-opozitare-shprehin-ngushellime-per-vdekjen-e-gazetarit-dhe-dramaturgut,-haqif-mulliqi

kreret-opozitare-shprehin-ngushellime-per-vdekjen-e-gazetarit-dhe-dramaturgut,-haqif-mulliqi

Krerët opozitarë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqit.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se një ikje “e pa paralajmëruar” i ka pikëlluar të gjithëve që kanë bashkëpunuar me profesorin Mulliqi.

“Reporteri ynë i luftës, zëri i të vërtetës historike, i cili na informoi nga vijat e fronteve të luftës çlirimtare që nga ditët e hershme të UÇK-së, do të mbetet i paharruar në kujtesën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri. Kam pasur fatin e madh që, gjatë punës sime si Ministër i Kulturës, profesorin Haqif ta kem këshilltar e bashkëpunëtor shumë të afërt. Bashkë kemi punuar shumë, gjatë, pa orar, me vullnet e përkushtim për pak më shumë punë të mira për komunitetin artistik të vendit tonë. Ishte gjithmonë frymëzuese dija, energjia dhe elani i tij për punë”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ishte i trishtë lajmi për vdekjen e profesorit, gazetarit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

“Shpreh ngushëllimet e mia familjes Mulliqi, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën në secilën etapë të jetës së tij! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Dramaturgu, gazetari dhe profesori, Haqif Mulliqi ka ndërruar jetë të martën.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.