Krerët e shtetit sot bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë

unnamed-file-4474

kreret-e-shtetit-sot-bejne-nderime-te-memoriali-per-te-pagjeturit-ne-prishtine

kreret-e-shtetit-sot-bejne-nderime-te-memoriali-per-te-pagjeturit-ne-prishtine

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë sot nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.