Krasniqi rikujton vendimin e GjND-së: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik

krasniqi-rikujton-vendimin-e-gjnd-se:-shpallja-e-pavaresise-eshte-suksesi-yne-me-i-madh-historik

krasniqi-rikujton-vendimin-e-gjnd-se:-shpallja-e-pavaresise-eshte-suksesi-yne-me-i-madh-historik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagës, duke thënë se “shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”.

“Si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi.

Më tutje ai ka thënë se duhet të jemi krenar për përjetësisht vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim.

“Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së”, ka shtuar ai.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë”, ka përfunduar i Pari i PDK-së.