Krasniqi: Qasja e Qeverisë, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është e papranueshme

unnamed-file-571

krasniqi:-qasja-e-qeverise,-perjashtuese-me-miq-dhe-koordinuese-me-kriminele,-per-pdk-ne-eshte-e-papranueshme

krasniqi:-qasja-e-qeverise,-perjashtuese-me-miq-dhe-koordinuese-me-kriminele,-per-pdk-ne-eshte-e-papranueshme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, me të cillin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend..

Ai përmes një postimi në Faceboko ka thënë se integrimin euroantlantik të Kosovës nuk guxon ta rrezikojë askush.

Krasniqi po ashtu gjatë këtij takimi tha se qasja e qeverisë me miq është e papranueshme për partinë e tij.

“Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara”, shkruan Krasniqi në facebook.