Krasniqi: Kurti ia paska lënë Bërnabiqit përfaqësimin e Kosovës në Tiranë

unnamed-file-92

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi kryeministri Kurti ka refuzuar të marr pjesë në takimin joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, të organizuar nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti ia ka lënë përfaqësimin e Kosovës, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Mospjesmarrjën e kryeministrit Kurti në këtë takim, profesori Krasniqi e ka quajtur absurde, pasiqë Kosova është një shtet i kontestuar.

“Perfaqesimin e Kosoves ne Takimin e Tiranes qeveria e Kosoves po get ia kane lene Ana Bernabiqit. Ajo edhe nuk perton ta marre persiper ate detyre, pasi ne Serbi zyrtarisht thone se “Kosova eshte Serbi.” Kesi absurditetesh rralle bejne vaki ne politike. Te heqesh dore nga mandati qe ta perfaqesosh vendin, kur edhe e ke te kontestuar, kjo vetem logjike nuk eshte. Ama shume njerezve ne Kosove u pelqen edhe ky absurditet. Per qejfin e tyre e ka bere Kurti kete veprim absurd”, ka shkruar Krasniqi.