Krasniqi: E papranueshme qasja e kësaj Qeverie ndaj bizneseve

unnamed-file-1534

krasniqi:-e-papranueshme-qasja-e-kesaj-qeverie-ndaj-bizneseve

krasniqi:-e-papranueshme-qasja-e-kesaj-qeverie-ndaj-bizneseve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku me kryetarin Lulzim Rafuna kanë biseduar rreth sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

Kreu i PDK-së, në një postim në Facebook, ka theksuar se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit pa një sektor privat të fuqishëm, prandaj, ky sektor, para se gjithash, duhet të shihet si partner i rëndësishëm i shtetit drejt fuqizimit të vendit.

“Kryetarit Rafuna i shpreha qëndrimin se për PDK-në, është e papranueshme qasja e gabuar e kësaj Qeverie ndaj bizneseve, e cila, përmes masave të saj, po i ndëshkon dhe penalizon ato në aktivitetin e tyre të përditshëm”.

Sipas Krasniqit, Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë një punë të mirë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve, krahas promovimit që po i bën ambientit afarist në Kosovë, përkundër sfidave aktuale./Front Online