Koreografi luftënxitëse, Çeku kërkon nga FIFA e UEFA ndëshkim për klubin serb

unnamed-file-920

koreografi-luftenxitese,-ceku-kerkon-nga-fifa-e-uefa-ndeshkim-per-klubin-serb

koreografi-luftenxitese,-ceku-kerkon-nga-fifa-e-uefa-ndeshkim-per-klubin-serb

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, ka reaguar pas shfaqjes së koreografisë me mesazhe lufte nga tifozët e “Yllit të kuq” në ndeshjen kundër Fiorentinës e luajtur në Beograd.

Çeku ka thënë se me këtë veprim Serbia tregon se e përdorë edhe sportin për promovimin e politikës së saj luftënxitës.

Ai ka thënë se këto kërcënime nga stadiumet e futbollit duhet të dënuar nga organizata ndërkombëtare të futbollit.

“Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse. Kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese. Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka shkruar Çeku.

Grupi i tifozerisë “Delije” mbrëmë ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”