Konjufca: Demaçi, figura më e shquar e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi

unnamed-file-1685

konjufca:-demaci,-figura-me-e-shquar-e-popullit-shqiptar-ne-ish-jugosllavi

konjufca:-demaci,-figura-me-e-shquar-e-popullit-shqiptar-ne-ish-jugosllavi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka konsideruar Adem Demaçin si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.

Ai pasi vendosi kurora lulesh te varri i veprimtarit dhe intelektualit që vdiq pesë vjet më parë, tha se Demaçi ka qenë në krye të popullit të Kosovës që nga vitet e 50-ta e deri në vitin 1998 kur u vendos në ballë të UÇK-së.

Konjufca tha se Demaçi ka qenë frymëzim për brezat dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Është vërtetë e rëndësishme që ta kujtojmë figurën më të shquar të popullit shqiptar. Ai ishte në krye të popullit tonë duke filluar prej viteve të 50 e deri në vitin 1998 kur ishte në ballë të UÇK”, tha Konjufca.

“…Gjithmonë i ka frymëzuar brezat, ka lënë gjurmë të pashlyeshme e ka vend të rëndësishëm në historinë tonë”.