Komuna e Prishtinës i shkëputë kontratën kompanisë që shtroi dysheme të dobët në shkollë

unnamed-file-3397

komuna-e-prishtines-i-shkepute-kontraten-kompanise-qe-shtroi-dysheme-te-dobet-ne-shkolle

komuna-e-prishtines-i-shkepute-kontraten-kompanise-qe-shtroi-dysheme-te-dobet-ne-shkolle

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot i është shkëputur kontrata një operatori ekonomik, i cili ka qenë i papërgjegjshëm në realizimin e projektit të kontraktuar.

Sipas Ramës, bëhet fjalë për operatorin që kishte për projekt renovimin e Shkollës Fillore “Gjergj Fishta”.

Kryetari tha se operatori ekonomik nuk iu është përmbajtur kushteve të kontratës, duke punuar me material jo të duhur për shtrimin e dyshemesë.

“Lusim operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë. Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme” tha mes të tjerash Rama.

Njoftimi i plotë: