Kica-Xhelili: Çfarë ka Radojçiqi që ia thyen kokën Kurtit?

unnamed-file-219

kica-xhelili:-cfare-ka-radojciqi-qe-ia-thyen-koken-kurtit?

kica-xhelili:-cfare-ka-radojciqi-qe-ia-thyen-koken-kurtit?

Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka përmendur rastin e përgjimeve ku është e përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në ato përgjime, Simiq duke cituar Radojçiqin i thotë Kusari-Lilës se nëse dalin publikime të tjera “atëherë do të iu thyhet koka përfshirë kryeminsitrit”.

Për këtë deklaratë, foli deputetja opozitare duke pyetur se pse heshti Mimoza Kusari-Lila.

”Janë të dy elemente në përgjime. E para ju keni thënë (Simiqi drejtuar Kusari-Lilës ) se kryeministri i Kosovës do të bisedojë me ministren e drejtësisë dhe ministrin e punëve të brendshme për Radojçiqin. Fjalia e dytë është se Simiq duke e lexuar letrën e Radojçiqit i drejtohet Kusari-Lilës po të doja të publikoja komunikimet që i kam pasur me ju do të ju thyeja koka”, ka thënë Doarsa Kica-Xhelili, në Pressing të T7.

Ajo po ashtu ka thënë se “në emër të padrejtësive të të kaluarës, në emër të problemeve të të kaluarës, sot po amnistohet gjithçka e sotme”.

Sipas saj, përgjimet më e pakta janë skandaloze, duke shtuar se përfshijnë edhe rrezikimin e sigurisë kombëtare.