Kiara po ‘fluturon’ nga lumturia në krahët e Luizit

unnamed-file-2140

Kiara shfaqet e lumtur në krahët e Luizit: Historia jonë, si një film.

Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë ndër personazhet më të komentuara në media rozë, që kur ata u bën pjesë e Big Brother VIP Albania 2.

Dyshja janë të pandashëm dhe shpesh herë ndajnë momente të ëmbël dhe romantike me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Teksa Luizi së fundmi publikoi këngë e re “Dedikim” kushtuar Kiarës, kjo e fundit bëri një tjetër veprim romantik.

Moderatorja postoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku shihet e lumtur në krahët e këngëtarit.

“Historia jonë, si një film”, ka shkruar prezantuesja në mbishkrimin e postimit.