KFOR: Ushtarët amerikanë do të realizojnë stërvitje ajrore në Polac

unnamed-file-3202

kfor:-ushtaret-amerikane-do-te-realizojne-stervitje-ajrore-ne-polac

kfor:-ushtaret-amerikane-do-te-realizojne-stervitje-ajrore-ne-polac

KFOR ka njoftuar se forcat amerikane do të zhvillojnë një aktivitet ajror në një fushë të hapur në Polac.

“Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore”, thuhet në njoftim.

“Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitë ajrore”.

“Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor. Ushtarët amerikanë do të zhvillojnë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.