Kërkesa e SHBA-së që të tërhiqen forcat serbe nga kufiri, Ahmeti: Po shihet se Rama ka pasur informata

unnamed-file-4036

kerkesa-e-shba-se-qe-te-terhiqen-forcat-serbe-nga-kufiri,-ahmeti:-po-shihet-se-rama-ka-pasur-informata

kerkesa-e-shba-se-qe-te-terhiqen-forcat-serbe-nga-kufiri,-ahmeti:-po-shihet-se-rama-ka-pasur-informata

Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën e sotme SHBA-së që Serbia të largojë forcat në kufi me Kosovën, del që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur informacione për forcat serbe në kufi.

Këtë Ahmeti e ka thënë duke ndërlidhur kërkesën e djeshme të Ramës që KFOR-i të vendoset në Veri.

“Nga lajmet e fundit, po shihet se Rama ka pas informata sepse forca ushtarake nga Serbia janë koncentruar në kufi. ShBA kanë kërkuar nga Serbia që të tërhjek forcat menjëherë ndërsa është e qartë që forcat e NATO do të shtohen”, ka shkruar Ahmeti.

Nga lajmet e fundit, po shihet se Rama ka pas informata sepse forca ushtarake nga Serbia janë koncentruar në kufi. ShBA kanë kërkuar nga Serbia që të tërhjek forcat menjëherë ndërsa është e qartë që forcat e NATO do të shtohen.

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) September 29, 2023