Këngëtarja e njohur shqiptare po bëhet nënë për herë të parë, kaq bukur po duket me barkun e fryrë

unnamed-file-1883

Këngëtarja shumë e njohur shqiptare po bëhet nënë për herë të parë dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo.

Barbana Dini është në pritje të ëmbël për t’u bërë nënë për herë të parë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila viteve të fundit u zhvendos në Amerikë pranë partnerit të saj, ka zbuluar gjininë e bebit dhe planet për një dasmë.

“Patjetër që gjithçka po bëhet gati, pasi dhe koha po kalon, pak ka mbetur. Është vajzëëë! Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Kam ëndërruar gjithmonë, sidomos për fëmijën e parë që ta kisha vajzë dhe kështu ndodhi. Faleminderit zotit për këtë bekim”.

Po ashtu, Barbana ka zbuluar se lajmin e bukur të shtatzanisë e ka mësuar në datën 1 janar.

“Ishte fillimi i vitit, data 1 janar, kur do të merrnim lajmin se do të bëheshim prindër, ishte diçka sigurisht e menduar dhe në planet tona, diçka që na lumturoi pafund”

E pyetur nëse së shpejti do kemi dasmë, ajo tha se i shoqi e ka me shumë dëshirë, duke nënkuptuar se një ceremoni do vijë së shpejti.

“Bashkëshorti im ka shumë dëshirë që ne të bëjmë dasmë. Unë sigurisht dua që një ditë t’ia plotësoj këtë dëshirë, ndoshta me një ceremoni të vogël. Mbetet një nga planet e së ardhmes”.