Kamberi – Vuçiqit: Më 24 shtator KFOR’i dhe EULEX ishin në “dhomën e VAR’it”

unnamed-file-83

kamberi-–-vuciqit:-me-24-shtator-kfor’i-dhe-eulex-ishin-ne-“dhomen-e-var’it”

kamberi-–-vuciqit:-me-24-shtator-kfor’i-dhe-eulex-ishin-ne-“dhomen-e-var’it”

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka goditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se aksionin në veri të Kosovës më 24 shtator nuk është dashur ta kryej Policia e Kosovës, duke aluduar te KFOR’i.

Për këtë Shaip Kamberi, thotë se Vuçiqit nuk i ka mjaftuar që KFOR’i dhe EULEX’i ishinnë në ”dhomën e VAR’it“.

”Vuçiq ende po ankohet se pse aksioni i Banjskës nuk është kryer nga EULEX-i, por nga policia e Kosovës. Siç duket, për të nuk mjafton që KFOR-i dhe EULEX-i ishin në dhomën e VAR-it“, ka thënë ai.

Më 24 shtator një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë kështu policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.