Kadrijaj-Kurtit: Ti e ke sjellë Kosovën në këtë situatë me sanksione nga Amerika e BE-ja

unnamed-file-738

kadrijaj-kurtit:-ti-e-ke-sjelle-kosoven-ne-kete-situate-me-sanksione-nga-amerika-e-be-ja

kadrijaj-kurtit:-ti-e-ke-sjelle-kosoven-ne-kete-situate-me-sanksione-nga-amerika-e-be-ja

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kërkuar sqarim nga kryeministri Albin Kurti lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar.

Ajo tha se me ardhjen në pushtet, Kurti i ka ndërruar deklaratat.

“Kryeministër mirë qe i ke menduar Ligjet dhe Kushtetutën, se në periudhën kur ke qenë si opozitar, nuk e ke ditur se çfarë paraqitet në Kushtetutën e Kosovës, sepse ti ke folur për bashkim kombëtar. Tash kur po folët për bashkim kombëtar po thu po po folët për bashkim kombëtar por Kushtetuta nuk e lejon. S’po di tash a me të besu kur ke qenë opozitar e që je thirrë në bashkim ndërkombëtar, e tash si ke ardhur në këtë karrigen tënde të ngrohtë që po strukesh aty e ki kuptu që Kushtetuta nuk lejon bashkim kombëtar”, deklaroi Kadrijaj.

Për sa i përket deklaratës së Kurtit, se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, Kadrijaj tha se partia e Kurtit nuk e ka votuar as Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Për çfarë marrëveshje ndërkombëtare po fol. Por ti as marrëveshjen e Stabilizim Asocimit nuk e kemi votuar. Ju ende po sillni në Kuvend të Kosovës marrëveshje që kur keni qenë në opozitë nuk i keni votuar dhe s’mundesh me akuzu opozitën. Sot paske gjet kohë me bë një përshkrim, ose një elaborat se si me e akuzu opozitën”, ka thënë ajo.

“Përderisa nuk hiqen masat, këto sanksione e të votojë opozita marrëveshjet ndërkombëtare nuk ki me i marrë ato miliona sepse je personi që e ke sjellë Kosovën në sanksione nga BE-ja dhe Amerika. Ti je personi i vetëm përgjegjës për situatën e krijuar dhe ato sanksione që i janë vendosur Kosovës dhe për ato fonde që nuk ka me i marrë Kosova”, ka thënë ajo.