Kaçanikasi rrah gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet

unnamed-file-1807

kacanikasi-rrah-gruan-dhe-femijet-e-tij,-arrestohet

kacanikasi-rrah-gruan-dhe-femijet-e-tij,-arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e enjte në Kaçanik.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës edhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online