Iu gjetën para të padeklaruara, arrestohet prishtinasi

unnamed-file-4185

iu-gjeten-para-te-padeklaruara,-arrestohet-prishtinasi

iu-gjeten-para-te-padeklaruara,-arrestohet-prishtinasi

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i janë gjetur para të padeklaruara, për të cilat, siç thuhet në raportin e policisë, nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre.

Në raport bëhet e ditur me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur një shumë të hollash të pa deklaruara, për të cilat nuk posedonte asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.