Ish-komandanti Berisha i reagon Haradinajt: E ke pështy sofrën e cila të bëri Kryeministër

unnamed-file-1475

ish-komandanti-berisha-i-reagon-haradinajt:-e-ke-peshty-sofren-e-cila-te-beri-kryeminister

ish-komandanti-berisha-i-reagon-haradinajt:-e-ke-peshty-sofren-e-cila-te-beri-kryeminister

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të hënën, ka kujtuar luftën e fundit në vend.

Por, kësaj radhe ai ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-komandantin e Rrustem Mustafa.

Për të dy ka thënë se kanë qenë “turist në luftë”, shkruan Front Online.

Ndaj deklaratës së tij ka reaguar ashpër, ish-komandanti i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha, tani deputet i PDK-së.

Ai, për Front Online ka thënë se Haradinaj me këtë që ka bërë e ka pështy sofrën e cila e ka bërë kryeministër me më pak se tetë deputetë.

“Hardinaj me këto deklarime po e luan rolin e dëshmitarit, faktikisht po tregon se ku kanë qenë këta në periudhë lufte. E dyta, nëse Haradinaj po e shoh përmes kësaj forme e veprimi që po përafrohet me Albin Kurtin si një mundësi bashkëqeverisje e ka shumë gabim. Lumir Abdixhiku ka votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti I dhe e shikon sot pozicionin ku e ka prapë e mban larg, dhe unë po ia bëj me dije se Ramush Haradinajn e sheh shumë larg pushtetit, prandaj është e turpshme ta pështysh sofrën e cila e ka promovuar dhe e ka bërë kryeministër ku nuk ka pas as tetë deputetë”, ka deklaruar Berisha për Front Online.

Ai, ka thënë se nuk e din se cila ka qenë gjendja emocionale e Haradinajt deri sa e ka dhënë këtë deklaratë.

Berisha për deklaratat e Haradinajt: Kosova nuk ka pas hije për turizëm, e vetmja hije ka qenë ajo e kallashëve

Ish-komandanti i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha, deri sa ka komentuar deklaratën e të parit të AAK-së, se Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë “turist ën luftë”, ka deklaruar se kjo nuk i bën nder UÇK-së.

“Në qoftë se është qëllimi të thuhet dikush apo cilën do pjesë të Kosovës ka pas hapësirë për turizëm siç ishin shprehur atëherë duhet të ju kujtoj se zona e Drenicës por edhe e krejt Kosovës nuk ka pas hapësira për turizëm e as nuk ka pas hije me qëndrua nën to . Të vetmen hije që kanë mujt me qëndru ka qenë ajo e kallashëve”, është shprehur Berisha

Thotë se më këso deklarata nuk mbrohen ata që janë në Hagë.

Sipas tij, Haga nuk është rastësisht dhe se për këtë kanë kontribuuar jo vetëm prokuroria, por edhe shërbimi sekret serb e rus, e ndoshta edhe njerëz brenda të vendit për shkaqe elektorale.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj./Front Online