Ish-deputeti i VV-së për vizitën e Kurtit në Maqedoni të Veriut: Po i imiton taktikat e Sali Berishës

unnamed-file-2017

ish-deputeti-i-vv-se-per-viziten-e-kurtit-ne-maqedoni-te-veriut:-po-i-imiton-taktikat-e-sali-berishes

ish-deputeti-i-vv-se-per-viziten-e-kurtit-ne-maqedoni-te-veriut:-po-i-imiton-taktikat-e-sali-berishes

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit, Albin Kurti, në Tetovë e Çair.

Ai ka shkruar në Facebook se Kurti po i imiton taktikat e Sali Berishës, të viteve ’90 kur ishte I izoluar nga bota.

Ai ka thënë se kjo që po bënë Kurti është lojë e rrezikshme dhe duhet t’i kthehet rrugës së bashkëpunimit e jo ndarjes, jo vetëm në Kosovë, por edhe me liderët shqiptar rajonal.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet ‘90. Që kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit shqiptar, duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit. Këtë strategji ka filluar ta ndjek Albin Kurti në Luginë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të presioneve të brendshme. Pas dështimit të turpshëm me Blerim Rekën i është kthyer përsëri kësaj aventure politike.

Natyrisht, në këtë lojë të rrezikshme e cila bie në kundërshtim me traditat e projektit modern nacional shqiptar, ai po gjen mbështetje edhe të politikan mediokër sikur kryetari i Tetovës, i cili deklaroi në tubimin e mbrëmshëm se Albin Kurti është kryeministër i gjithë shqiptarëve. Nonsens logjik. Kurse ky i fundit i entuziazmuar nga ajo shfaqje karanvaleske nuk la pa e rekomanduar Maqedoninë e Veriut se si duhet të orientohet në aspektin gjeostrategjik. Dhe kënd po e këshillon? Një shtet që e ka Ali Ahemtin liderin kryesor të shqiptarëve, ku pa orientimin e tij të qartë kombëtar dhe strategjik, Maqedonia e Veriut sot as nuk do të ishte ne NATO, dhe as në rrugën e integrimeve euroatlantike.