IPK rekomandon suspendimin e rreshterit në Leposaviq, i dyshuar për “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”

unnamed-file-731

ipk-rekomandon-suspendimin-e-rreshterit-ne-leposaviq,-i-dyshuar-per-“keqperdorim-i-pozites-apo-autoritetit-zyrtar”

ipk-rekomandon-suspendimin-e-rreshterit-ne-leposaviq,-i-dyshuar-per-“keqperdorim-i-pozites-apo-autoritetit-zyrtar”

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton se dje si rezultat i veprimeve hetimore ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu.

IPK e ka rekomanduar suspendimin e tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, njofton IPK.