Importi 467,3 milionë euro në qershor, eksporti vetëm 68,5 milionë

unnamed-file-836

importi-467,3-milione-euro-ne-qershor,-eksporti-vetem-68,5-milione

importi-467,3-milione-euro-ne-qershor,-eksporti-vetem-68,5-milione

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor të vitit 2023.

Sipas kësaj agjencie, deficiti tregtar është më i ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 4,6% në muajin qershor 2023, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 398,8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 418,1 milionë euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 14,7. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2023 kishte vlerën 68,5 milionë euro, ndërsa importi 467,3 milionë euro, që është një rënie prej (-8,1% për eksport dhe (-5,2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në komunikatë.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 22,8 milionë euro, ose rreth 33,4% e eksporteve të përgjithshme. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,7%), Italia (4,0%), Holanda (3,3%)…

Derisa importet kanë qenë në vlerë prej 199,6 milionë euro, ose 42,7% e importeve të përgjithshme, ku partnerët kryesorë ishin Gjermania, Italia, Greqia…