I vodhën 340 mijë euro, Morena Taraku e zhgënjyer nga miqtë: Askujt s’i plasi

unnamed-file-1790

Një javë më parë banesa e Morena Tarakut në Turqi është grabitur, teksa ajo ndodhej me pushime në atdhe.

Mediat turke raportuan se hajdutët janë larguar nga banesa e saj me shuma marramendëse dhe këngëtarja lajmëroi se do hedhë në gjyq kompleksin ku jeton.

Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, nga to 15 mijë dollarë para teksa të tjerat janë ora dhe bizhuteri të ndryshme me vlera marramendëse.

Së fundmi Morena ka treguar se ndihet e zhgënjyer nga disa disa miqtë e saj të cilët nuk iu ka interesuar për ngjarjen e rëndë që asaj i ka ndodhur.

“Ndër vite kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde sepse askush tjetër nuk i plas”, shkruan këngëtarja dhe shton se “njeriu sa jeton mëson”.