I shumëpërfoluri rikthehet në stërvitje te PSG-ja

unnamed-file-58

Kylian Mbappe është bërë edhe një herë tjetër kryetemë e mediave në lidhje me të ardhmen e tij.

Mbappe, sot ka filluar seancat stërvitore nën trajnerin e ri Luis Enrique siç ishte planifikuar, por që e ardhmja e tij mbetet akoma në ajër.

PSG ka postuar një fotografi në llogarinë e tyre në Tëitter ku shfaqet një Mbappe i buzëqeshur duke pedaluar në një biçikletë stërvitore me mikun dhe kolegun e tij Achraf Hakimi.

24-vjeçari është i mendimit që ta përfundojë kontratën aktuale që i skadon në vitin e ardhshëm, teksa PSG-ja do që ta rinovojë atë tani ose ta shesë.

Klubi parisien i ka dhënë afat lojtarit deri në fund të këtij muaji.

Në rast se lojtari ende nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, presidenti Nasser Al-Khelaifi synon të negociojë një transferim këtë verë për ta penguar atë të largohet falas në vitin 2024.

Klubi që është përfolur më së shumti për shërbimet e tij është Real Madridi.