I ndodh e papritura Luizit

unnamed-file-796

Luizit i ndodh e papritura. Ai ndërpret performancën.

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP 2” këngëtari i njohur Luiz Ejlli po korr suksese të njëpasnjëshme.

Së fundmi teksa ai po performonte në një nga koncertet e tij, një nga pjesëmarrësve i ka rënë të fikët, ndërsa artisti ka ndaluar për disa minuta muzikën në mënyrë që t’i vijë në ndihmë personit.

E teksa gjendja shëndetësore e fansit u përmirësua, këngëtari shkodran vazhdoi sërish performancën.

Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit duket qartë se veprim i Luizit u prit me duartrokitje dhe fishkëllimë nga fansat e ‘zjarrtë’ të tij, të cilët që pas pjesëmarrjes në këtë reality show e kanë mbështetur atë në çdo hap duke bërë që ai të shpallej fituesi i “Big Brother Vip 2”.

Luizi përveç suksesit dhe angazhimit në fushën muzikore ai gjithashtu është fokusuar edhe tek aktrimi pasi së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë.