Hyrja pa pagesë për pleqtë në pishinën e Gërmisë

unnamed-file-590

hyrja-pa-pagese-per-pleqte-ne-pishinen-e-germise

hyrja-pa-pagese-per-pleqte-ne-pishinen-e-germise

Pensionistët do të mund të hyjnë pa pagesë në pishinën e Gërmisë nga 9 gushti deri më 31 gusht, ka njoftuar “Sport Marketing” të martën.

Sipas kësaj kompanie, pensionistët duhet që te hyrja të paraqesin një dokument për të dëshmuar moshën.

“Ndërmarrja publike lokale ‘Sport Marketing’ merr vendim që prej datës 09.08.2023 deri më 31.08.2023, të lejojë hyrjen pa pagesë për të gjithë pensionistët! E rëndësishme: te hyrja e Pishinës së Gërmisë duhet të dëshmohet mosha me dokument personal të identifikimit!” – është njoftuar nga Sport Marketing.