Hoxhaj: Sulmi i së dielës s’mund të jetë i vetmi nga Serbia

unnamed-file-428

hoxhaj:-sulmi-i-se-dieles-s’mund-te-jete-i-vetmi-nga-serbia

hoxhaj:-sulmi-i-se-dieles-s’mund-te-jete-i-vetmi-nga-serbia

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia.

Ai ka thënë se kanë pritur në vitin 2008 që Serbia do të bëjë vetëm luftë diplomatike kundër Kosovës.

Deputeti aktual i PDK-së thotë se Kosova ndodhet në një situatë të re.

”Nuk besoj që ajo që çfarë ka ndodhur të dielën mund të jetë sulmi i vetëm dhe i izoluar”, ka thënë Hoxhaj.

”Ne kemi pritur pas vitit 2008 që Serbia do të bëjë një luftë diplomatike kundër Kosovës dhe tash nëse ka pasur përpjekje që vetëm të kemi beteja diplomatike me Serbinë. Përdorimi i një komande teroriste për të bërë aneksim të veriut, do të duhej të ndërgjegjsonte Qeverinë që si të sillej politikisht”, ka deklaruar ai, Në T7.

Më tutje, Hoxhaj ka thënë se presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të duhej të ishin nëpër qendrat kryesore perëndimore për takime rreth kësaj situate.

Ai tha se Donika Gërvalla po bën vetëm diplomaci përmes Twitterit.