Hovenier takon Shkëlqim Devollin, bisedojnë për “Klan Kosovën”: Shtypi i lirë është një shtyllë jetike e demokracisë

unnamed-file-94

“Ne patëm një bisedë të mirë për një sërë temash – përfshirë situatën në Klan Kosova. Siç e kam thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”.

Ambasadori amerikan, Jef Hovenier, ka bërë të ditur se ta kaur biznesmenin, Shkëlqim Devollin, drejtues dhe themelues i “Devolli Corporation”.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka barë të ditur se ndër të tjera kanë biseduar për për televizionin “Klan Kosova”, duke theksuar se shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë.

“Shkëlqyeshëm të takoj Shkëlqimin nga Devolli Corporation, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në Amerikë. Ne patëm një bisedë të mirë për një sërë temash – përfshirë situatën në Klan Kosova. Siç e kam thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Televizioni Klan Kosova, ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Me të synohet të anulohet vendimi i datës 21 qershor për suspendimin e certifikatës së vet mediumit.