Hoti: Sot në Kuvend u cenua rendi kushtetues i Kosovës

unnamed-file-1006

hoti:-sot-ne-kuvend-u-cenua-rendi-kushtetues-i-kosoves

hoti:-sot-ne-kuvend-u-cenua-rendi-kushtetues-i-kosoves

Për vendimin e Qeverisë që mos t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve opozitarë për shkak që s’i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është cenuar rendi kushtetues i Kosovës.

“Sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues i Kosovës: kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar deputetët me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

“E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar”.

Hoti thotë se ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve.

“Ky lloj shantazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike. Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentare. Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentare”.