Hoti shpërndan pamje të një rruge: Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

unnamed-file-2296

hoti-shperndan-pamje-te-nje-rruge:-ja-si-jane-harxhuar-8.63-miliarde-euro-keto-tri-vite

hoti-shperndan-pamje-te-nje-rruge:-ja-si-jane-harxhuar-8.63-miliarde-euro-keto-tri-vite

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka shpërndarë një video në Facebook ku dëgjohet një person derisa ka Kritika për një rrugë që pretendon se është asfaltuar para disa javësh.

Ai ka thënë se asfalti është plasaritur.

Ky qytetar thotë se puna është bërë shkel e shko, derisa ka shtuar se paraja publike është abuzuar deri në fund.

“Këtu jemi në rrugën që con nga qyteti i Pejës për në grykën e Rugovës. Ndodhem pikërisht te patriarkana e Pejës, pra manastiri i Pejës, kisha serbe ortodokse. Këto pamje që po i shihni vërehet asfalti tërësisht i plasaritur dhe vërehet ngjyra e zezë e asfaltit që tregon që kjo rrugë është ndërtuar para disa javëve. Është ndërtuar me fondet dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës dhe e mbikëqyrur nga Qeveria. Pamjet nuk duan koment, shihet se cdo gjë është kryer vetëm shkel e shko dhe se asfalti është dëmtuar në tërësi, që i bie se buxheti dhe paraja publike është këqpërdorur dhe abuzuar deri në fund”, thuhet në video.

Hoti e ka shpërndarë këtë video dhe ka shkruar “Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite”.