Hoti për të zhdukurit: Serbia s’po na lejon të gërmojmë në territoret e tyre

unnamed-file-813

hoti-per-te-zhdukurit:-serbia-s’po-na-lejon-te-germojme-ne-territoret-e-tyre

hoti-per-te-zhdukurit:-serbia-s’po-na-lejon-te-germojme-ne-territoret-e-tyre

Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çështja qëndron tek Serbia.

Hoti ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë aspekt.

“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunojë me neve”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.

Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po lejon të bëjnë gërmime në territoret e tyre.

Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.

“Nuk do të ndalojmë së kërkuari nga bashkësia ndërkombëtare që ta trajtojnë seriozisht”, ka shtuar tutje ai.

Ndryshe, më 2 qershor Hoti kishte njoftuar se i kanë drejtuar një shkresë Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

Hoti ka thënë se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave.