Hill për implementimin e ujdisë: Elementet e duhura janë në tavolinë, kjo është rruga për të ecur përpara

unnamed-file-718

hill-per-implementimin-e-ujdise:-elementet-e-duhura-jane-ne-tavoline,-kjo-eshte-rruga-per-te-ecur-perpara

hill-per-implementimin-e-ujdise:-elementet-e-duhura-jane-ne-tavoline,-kjo-eshte-rruga-per-te-ecur-perpara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill gjatë fjalës së tij në kuadër të një paneli në Konferencën e Sigurisë në Beograd ka thënë se zgjidhja për raportet Kosovës Serbisë duhet të jetë politike. Ai ka thënë se Negociatori i BE’së (Miroslav Lajçak) ka sjellë elementet e duhura në tavolinën e negociatave.

“Duhet të ulemi dhe të gjejmë atë që është e drejtë. Mendoj se negociatori (Lajcak) ka sjellë diçka mjaftë të mirë, që është një lloj statusi për serbët në Veri, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, në këmbim të një ndërkombëtarëzimi më të madh për Kosovën. Mendoj se të dyja palëve u nevojitet kjo. Mendoj se këto janë elementet e duhura në tavolinë. Mund të sillen edhe elemente tjera por tani për tani kjo është rruga e duhur për të ecur dhe shpresoj se mund t’ia dalim” ka thënë Hill.

Diplomati amerikan këtu i është referuar planit të sekuencimit që të dyja palëve u është hedhur në tavolinë gjatë takimit të 14 shtatorit, për të cilin s’ka pasur dakordim.