Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

unnamed-file-542

hill:-kriza-e-fundit-nuk-do-te-thote-se-duhet-te-injorohet-krijimi-i-asociacionit

hill:-kriza-e-fundit-nuk-do-te-thote-se-duhet-te-injorohet-krijimi-i-asociacionit

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill tha se është e nevojshme të formohet Asociacioni Komunave Serbe.

“Mendoj se janë pikërisht ata elementë në tavolinë që i përkasin atje dhe e di që është e vështirë të përqendrohesh në to, veçanërisht kur e kemi parë krizën në ditët e fundit, por kriza nuk do të thotë që mund të injorosh atë që ke duhet të bëjmë, që është të arrihet një zgjidhje politike”, theksoi Hill.

Ai theksoi se është në interesin e SHBA-së që të vazhdojë gjetja e një zgjidhjeje politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur 5-6 muaj më parë”.

“Duam të shohim formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është e drejtë të thuhet se Kurti nuk është entuziast për këtë, por mendoj se ai e kupton që është një nga elementët kyç në tavolinë, ashtu siç duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin, që nënkupton mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto nuk janë hapa të lehtë për palën serbe, por janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme”, tha ai.

Ai shtoi se të gjithëve u duhet qetësimi i tensioneve dhe mirëkuptimi se së shpejti serbët dhe shqiptarët në Kosovë do të duhet të gjejnë një mënyrë për të jetuar si fqinj.

“Këto lloj krizash duhet të zëvendësohen nga një proces politik që i bën të gjithë të ndihen rehat, në mënyrë që kur të zgjohen në mëngjes të mos shqetësohen për problemet e sigurisë. Ne synojmë ta bëjmë këtë”, tha Hill.

I pyetur për të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri, ambasadori amerikan thekson se, “sado i vështirë të jetë dialogu për pjesëmarrësit, ne duhet të vazhdojmë”.