Hill: De-përshkallëzimi në Veri të Kosovës është vendimtar në këtë moment

unnamed-file-1843

hill:-de-pershkallezimi-ne-veri-te-kosoves-eshte-vendimtar-ne-kete-moment

hill:-de-pershkallezimi-ne-veri-te-kosoves-eshte-vendimtar-ne-kete-moment

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, theksoi sot se de-përshkallëzimi i situatës në Kosovë është vendimtar në këtë moment, si dhe se kushdo që të mbahet përgjegjës për ngjarjet e 24 shtatorit, në fund të fundit, ekskluzivisht nevojitet zgjidhje politike e çështjes së Kosovës.

“Kosova është një çështje e vështirë, e di që shumë do të thoshin se Serbia duhet ta kapërcejë atë, sepse çdo gjë ka mbaruar dhe se duhet të kuptojë që Kosova është e pavarur dhe të ecë përpara, të mendojë për të ardhmen… Do të doja të mund të them që por është më komplekse se kaq,” tha Hill në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd “Ballkani Perëndimor në Rendin Global: Një Qasje e Përbashkët ndaj Paqëndrueshmërisë Rajonale dhe Kërcënimeve të Jashtme”.

Ai shtoi se është e nevojshme të inkurajohen të dyja palët që të dëgjojnë njëri-tjetrin.

Ai tha se rasti Banjska tani është çështje që duhet zgjidhur.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi më 24 shtator. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen. Ne duhet të sigurojmë de-përshkallëzimin. Kjo është vendimtare. Kur ke një përshkallëzim, ke emocione dhe kjo është e rrezikshme. Prandaj nevojitet de-përshkallëzimi”, theksoi ambasadori amerikan.

Ai po ashtu tha se kushdo që konsiderohet përgjegjës për atë ngjarje, në fund të fundit nevojitet një zgjidhje politike e çështjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se tani duhet rinovimi i dialogut, sepse kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me mekanizma politikë.

“Duhet të shohim se çfarë është e drejtë. Negociatorët evropianë kanë bashkuar diçka që është e mirë, duke përfshirë një status për serbët. Është mënyra e duhur për momentin”, tha Hill.

Ai shtoi se të gjithë duhet të mbështesin atë që BE-ja po bën në rajon.

“Të gjithë ata që mendojnë se çështjet në Ballkanin Perëndimor janë të lehta, le të vijnë pesë minuta dhe të shohin se nuk është kështu, unë i kam parë ato çështje në Dejton dhe në Rambuje. Në atë kohë konsiderohej se Ballkani është kyç pjesë e enigmës pra arkitektura e sigurisë në Evropë.Sot shohim se në rrëmujën globale ka shumë situata që është e vështirë të fokusohemi vetëm në Ballkan. Është e rëndësishme që BE dhe SHBA të punojnë së bashku dhe të bëjnë Ballkanin pjesë të Evropës, së cilës i përket gjeografikisht”, tha Hill./FrontOnline/