Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë me dije para dy jave se ka rrëzuar disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë, të cilin e kishte dërguar për shqyrtim opozita.
Kushtetuesja ka bërë me dije anëtaret e kësaj gjykate kanë vendosur se ligji nuk është në përputhje me disa nene të Kushtetutës.
Koordinatori për drejtësi në PDK, Përparim Gruda në një intervistë për Front Online tha se e kanë paralajmëruar me kohë Qeverinë për këto shkelje.
“Ligji u nënshkrua ndesh me Kushtetutën dhe MSA-në. Mos e sjellni në Kuvend për miratim sepse e dërgojmë në Kushtetuese, S`na dëgjuan as neve as BE-në”.
Gruda thotë se me vendimin e Kushtetueses u ndalua largimi i njerëzve me kontratat të përhershme nga puna dhe mbushja e atyre pozitave me militantë të VV-së.
“U parandalua largimi i mijëra njerëzve nga puna, qëllimi ishte të largohet mijëra njerëz që mbajnë vende në administratë publike në nivelin e mesëm dhe të lartë drejtues. Kjo u parandalua. U mbrojt administrata publike, shteti i Kosovës, janë njerëz që vendi u ka dhënë aktemërim të përhershëm dhe për cilët qeveritë kanë harxhu miliona euro në trajnim të tyre. U parandalua largimi kolektiv nga puna dhe mbushja me njerëz të VV-së në ato vende”.