Gjykata merr vendim për sigurimin e spitalit që sulmoi ekipin e gazetës ‘Nacionale’ në Gjakovë

unnamed-file-786

gjykata-merr-vendim-per-sigurimin-e-spitalit-qe-sulmoi-ekipin-e-gazetes-‘nacionale’-ne-gjakove

gjykata-merr-vendim-per-sigurimin-e-spitalit-qe-sulmoi-ekipin-e-gazetes-‘nacionale’-ne-gjakove

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe ka caktuar një muaj paraburgim ndaj I.J për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe marrje e pasurisë së luajtshme.

Bëhet fjalë për sulmin e sigurimit të Spitalit të Gjakovës ndaj gazetares Gentiana Hasani dhe kameramanit Arbër Latifi, të mediumit “Nacionale” gjatë kohës sa ishin duke realizuar punën e tyre në atë institucion shëndetësor.

“Sipas kërkesës, “me datën 19 korrik 2023, rreth orës 12:30, tek Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit A. L. dhe G. H., në atë mënyrë që ditën kritike të dëmtuarit nuk lejohen nga i pandehuri që të xhirojnë në hapësirën brenda spitalit, dhe posa i dëmtuari A. L. del jashtë dyerve të spitalit i pandehuri e kanos me fjalët “të baj për emergjencë, nale kamerën se ta thej për kry, mos ma prek gishtin se ta marr shpirtin”, dhe e sulmon fizikisht duke e shtyrë ne regjionin e kraharorit dhe duke e goditur tek kamera, pastaj hyn brenda në kabinë e merr një shkop druri dhe më të e godet të dëmtuarin në regjionin e fytit, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore. Kur e vëren se po incizohet nga e dëmtuara G. H., të njëjtës i drejtohet me fjalët kërcënuese “nëse dalin videot dikun ti ki mu përgjigj privatisht edhe menjëherë dilem jashtë se të ngrehi zhag prejt ktuhi”, afrohet tek e dëmtuara dhe me forcë ia merr telefonin nga dora me qellim që ti fshijë video incizimet”.”, sqaron Prokuroria.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjakovë, 21 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit I. J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale; kanosje, lëndim i lehtë trupor dhe marrje e pasurisë së luajtshme.

Sipas kërkesës, “me datën 19 korrik 2023, rreth orës 12:30, tek Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit A. L. dhe G. H., në atë mënyrë që ditën kritike të dëmtuarit nuk lejohen nga i pandehuri që të xhirojnë në hapësirën brenda spitalit, dhe posa i dëmtuari A. L. del jashtë dyerve të spitalit i pandehuri e kanos me fjalët “të baj për emergjencë, nale kamerën se ta thej për kry, mos ma prek gishtin se ta marr shpirtin”, dhe e sulmon fizikisht duke e shtyrë ne regjionin e kraharorit dhe duke e goditur tek kamera, pastaj hyn brenda në kabinë e merr një shkop druri dhe më të e godet të dëmtuarin në regjionin e fytit, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore. Kur e vëren se po incizohet nga e dëmtuara G. H., të njëjtës i drejtohet me fjalët kërcënuese “nëse dalin videot dikun ti ki mu përgjigj privatisht edhe menjëherë dilem jashtë se të ngrehi zhag prejt ktuhi”, afrohet tek e dëmtuara dhe me forcë ia merr telefonin nga dora me qellim që ti fshijë video incizimet”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer tri vepra penale, ”Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, duke marrë parasysh se hetimet formale janë në fazën fillestare të tyre dhe me gjetjen e të pandehurit në liri, rrezikohet ndikimi në dëshmitarë dhe dëmtimi i prova të tjera që do të sigurohen nga organi i akuzës.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 19 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.