Gjoshi: Kurti e ka refuzuar uniformën e UÇK-së, askush më shumë se ka sulmuar shtetin e Kosovës

unnamed-file-1041

gjoshi:-kurti-e-ka-refuzuar-uniformen-e-uck-se,-askush-me-shume-se-ka-sulmuar-shtetin-e-kosoves

gjoshi:-kurti-e-ka-refuzuar-uniformen-e-uck-se,-askush-me-shume-se-ka-sulmuar-shtetin-e-kosoves

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në luftë kishte refuzuar ta vishte uniformën e UÇK-së, me pretekstin se nuk dëshiron ta kap armën dhe se nuk e preferon dhunën.

Gjoshi tha askush më shumë se Kurti nuk e ka sulmuar shtetin e Kosovës.

“E ka mohuar dhe luftuar ekzistencën e tij. Ky aktivitet i tij mund të barazohet me atë të Aleksandër Vuqiqit, Ivica Daqiqit e Aleksandër Vulinit”, tha Gjoshi.

Sekretari i PDK-së shtoi se Albin Kurti nuk ka pasur guxim të tregohej trim përballë Serbisë, por është treguar qyqar përballë shtetit të Kosovës.

“Sot, shteti i Kosovës rrezikohet duke ia mbyllur mediat, duke ia vjedhur rezervën shtetërore, duke bashkëpunuar me kryekriminelin Milan Radojçiqin, e me sulmet e vazhdueshme mbi çdokënd e mbi gjithçka që nuk mendon si pushteti e që nuk është e Bandës Zdravo në Qeveri”, shtoi ai,

“As sot, Kosova nuk mund të presë vendime të tjera nga një njeri i tillë që fatkeqësisht është bërë Kryeministër. Albin Kurti po e vazhdon betejën e tij kundër Lirisë dhe Shtetit të Kosovës, në një formë tjetër dhe tash me vendime shtetërore, si ky i ditës së sotme kundë televizionit Klan Kosova”.