Gjenerali turk merr detyrën e Komandantit të KFOR-it

gjenerali-turk-merr-detyren-e-komandantit-te-kfor-it

gjenerali-turk-merr-detyren-e-komandantit-te-kfor-it

gjenerali-turk-merr-detyren-e-komandantit-te-kfor-it

Është bërë zyrtarisht ndërrimi i komandës së KFOR-it, ku nga sot trupat e NATO-s në Kosovë do të udhëhiqen nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, në një ceremoni të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë.

Mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë një-vjeçar.

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

I njëjti ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se në vitet e fundit ka pasur dhunë më shumë se çdo herë tjetër.

“Përshtatja me mjedisin e ndryshueshëm të sigurisë për të përmbushur misionin e qëndrueshëm të komisionit të NATO-s ndaj KFOR-it është KFOR-i, përveç mbajtjes së mbi 4,000 trupave në Kosovë dhe mbajtjes së dialogut të shpeshtë me palët e interesuara, KFOR-i së fundmi ka pasur koordinim intensiv me Policinë e Kosovës, duke përforcuar funksionin e tyre si reaguesi i parë”, ka thënë Munsch.

Ai ka shtuar se KFOR gjithashtu ka pasur rritje të koordinimit me EULEX-in, duke përforcuar rolin e tyre si reagues i dytë dhe duke u përforcuar me shumë organizata dhe udhëheqës të tjerë në Kosovë dhe rajon.