Është gjetur gruaja 60-vjeçe nga Bardhoshi i Prishtinës, e raportuar e zhdukur që nga dita e premte.
Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Express djali i saj.
“Po e kemi gjetë, në Besi (fshat i Prishtinës). Është gjetur nga familjarët e nënës”, tha ai.
I pyetur për gjendjen shëndetësore të nënës së tij ai tha se është mirë.
“Mirë është, pak ka qenë e lodhur”, u shpreh ai.
Tutje, i njëjti tha se e kanë njoftuar edhe policinë për gjetjen e saj sepse pas zhdukjes e kishin raportuar rastin edhe në polici.