Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet të jenë të luftës së fundit

unnamed-file-563

gjenden-mbetje-mortore-ne-bishtazhin,-dyshohet-te-jene-te-luftes-se-fundit

gjenden-mbetje-mortore-ne-bishtazhin,-dyshohet-te-jene-te-luftes-se-fundit

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur disa mbetje mortore .

Sipas KQPZh-së, eshtrat e gjetur potencialisht i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë,.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur rezultati i eshtrave të gjetura do të bëhet publik pas analizave të ADN-së.