Gjakovari i tejkalon 14 automjete, dënohet më 150 euro, 2 pikë negative dhe i konfiskohet patentë shoferi

unnamed-file-723

gjakovari-i-tejkalon-14-automjete,-denohet-me-150-euro,-2-pike-negative-dhe-i-konfiskohet-patente-shoferi

gjakovari-i-tejkalon-14-automjete,-denohet-me-150-euro,-2-pike-negative-dhe-i-konfiskohet-patente-shoferi

Policia e Kosovës, më saktësisht ajo e Gjakovës ka arritur të identifikojë personin i cili kishe bërë kundërvajtje në trafik duke tejkaluar 14 automjete.

I njëjti kundërvajtjen e incizoi dhe e kishte postuar në rrjete sociale.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet ngasësi i veturës që kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve dhe kundërvajtjen e kishte postuar në rrjete sociale

Gjakovë, 25 korrik 2023

Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese kanë arritur të identifikojë veturën dhe ngasësin e saj (mashkull, kosovar) i cili kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve (14 automjete) në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe kundërvajtjen e kishte regjistruar me video incizim dhe e kishte postuar në rrjetin social “TikTok”. Bazuar në ligjin për trafikun rrugor, të njëjtit, ju është shqiptuar gjoba 150euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masë mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues në rritjen e sigurisë në rrugë. Le të Kontribuojmë së bashku për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë./Front Online