Gërxhaliu: Qeveria po i diskriminon shërbyesit civilë

gerxhaliu:-qeveria-po-i-diskriminon-sherbyesit-civile

gerxhaliu:-qeveria-po-i-diskriminon-sherbyesit-civile

gerxhaliu:-qeveria-po-i-diskriminon-sherbyesit-civile

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ka quajtur qasje diskriminuese të Qeverisë vendimin e fundit që 80 mijë shërbyesve civil mos t’u paguhen shtesat për tre muaj. Shtesat për tre muajt e fundit të këtij viti do të ndahen vetëm për gjashtë institucione: ShSKUK, PK, MSh, ATK, Doganën, IPK dhe ShKK.

Ai tha se kjo është demotivuese, prandaj edhe duhet që të mendohet më shumë për qytetarë dhe të punësuarit.

“Është shqetësues vendimi i fundit për shërbyesit civil, të mos paguhen shtesa është një qasje diskriminuese është një qasje selektive, dhe e tëra kjo ndikon shumë më tepër në aspektin demotivues, ndaj besojë që në këtë drejtim do të këtë dialog më të avancuara, është koha ku duhet të mendohet më tepër për qytetarë dhe të punësuar”.

Sipas tij, ekonomia kosovare ka mbetur nën hijen e agjendës politike, madje thotë se pa arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi nuk do të ketë stabilitet, raporton EO.

“Kemi një inflacioni i cili është shqetësues dhe ka trendë të rritjes, kemi ngritje çmimeve në mënyre të pa kontrolluara fal një ekonomie spekulativë, po e shohim së efektet e luftërave të fundit do të reflektohen në ekonomi, besoj që është koha ku duhet të mendohet më tepër për qytetarë, ne veçanti për të punësuarit qofte sektorin privat, qoftë në sektorin publik”.

“Është e vërtete që ekonomia kosovare ka mbete nën hijen e agjendës politike, duhet të kuptojmë që nuk mund të këtë rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim, deri sa mos të këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, si mund të kemi ekonomi të mirëfillte përderisa do të jemi në sanksione apo masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian”.