Gërvalla: Do të ketë luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë

unnamed-file-81

gervalla:-do-te-kete-lufte-nese-nderkombetaret-e-tolerojne-serbine

gervalla:-do-te-kete-lufte-nese-nderkombetaret-e-tolerojne-serbine

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar vazhdon qasjen e njëjtë ndaj Serbisë.

Gërvalla i tha mediumit publik gjerman, Deutschlandfunk se Serbia dëshiron ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë”, tha aj. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

Deklaratat e Gërvallës vijnë një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh t’i eliminojë tre terroristë. Tash, NATO do ta shtojë praninë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës. Qeveria në Beograd po përpiqet të zbatojë një “model të Krimesë”, tha ajo, duke aluduar në aneksimin e vitit 2014 nga Rusia në Ukrainë.